Ajo tha se seanca e radhës e cila u caktua për nesër u kurdis për të akomoduar sipas saj, nevojat e deputetëve.

“Sot dështuam sërish të konstituojmë institucionet, vendi është në krizë, ekonomia është në krizë. Është momenti të mendojmë për qytetarin më shumë se për vetveten. Sot pati përpjekje dhe fatkeqësisht u kurdis seanca për të akomoduar nevojat e deputetëve e nuk po arrin të bëjnë marrëveshje për të mirën e qytetarëve”, tha pas dështimit të 26 për konstituimin e Kuvendit, Çitaku.