By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Maqedonci ngushëllon SHBA-në pas sulmit terrorist në Siri
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Organizatat kërkojnë dinjitet për viktimat e luftës në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Organizatat kërkojnë dinjitet për viktimat e luftës në Kosovë
Lajme

Organizatat kërkojnë dinjitet për viktimat e luftës në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2025/06/04 at 10:39 PM
Kosova Times Published June 4, 2025
Share
SHARE

Organizatat e angazhuara në përkrahjen dhe fuqizimin e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, kanë reaguar ashpër ndaj një diskursi publik që e konsiderojnë poshtërues, denigrues dhe të papranueshëm ndaj viktimave. Në një komunikatë të përbashkët, ato kanë shprehur shqetësim për përdorimin e një gjuhe që, sipas tyre, cenon dinjitetin e të mbijetuarve.

 

Organizatat pjesëmarrëse të Platformës “Bëhu Zëri Im” (QKRMT, Medica Gjakova, QPDG dhe Medica Kosova) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës kanë reaguar me indinjatë të thellë dhe shqetësim ndaj deklaratave të analistëve Valon Syla dhe Ilir Mirena, të bëra më 2 qershor 2025 në emisionin “Pressing” në televizionin T7.

“Fjalët që u thanë në atë studio nuk ishin thjesht deklarata individuale, ato ishin sulme të drejtpërdrejta ndaj dinjitetit të mijëra viktimave të luftës, në veçanti atyre që mbijetuan dhunën seksuale,” theksojnë organizatat në komunikatë.

Sipas tyre, gjuha e përdorur në emision ka qenë poshtëruese, fyese dhe denigruese, duke hedhur baltë mbi kujtimin e viktimave dhe duke thelluar ndarjet në shoqëri. “Në këtë mënyrë, mbrohet krimi dhe përforcohet pandëshkueshmëria,” thuhet tutje.

Organizatat nënvizojnë se krimet e luftës nuk kanë afat dhe trauma nuk skadon, duke e konsideruar këtë lloj diskursi si një “dhunim të dytë për të mbijetuarit”, të cilët prej vitesh kërkojnë drejtësi dhe njohje.

“Një popull që nuk i njeh plagët e veta dhe që lejon gjuhë publike që i përqesh ato, është një popull që rrezikon të humbasë edhe vetë ndërgjegjen,” thuhet në reagim.

Përmes komunikatës, organizatat kanë disa kërkesa për të gjitha mediat dhe gazetarët:

“Mos i jepni hapësirë zërit që fyen, mohon dhe poshtëron viktimat.”
“Mos u bëni bashkëpunëtorë në nxitjen e urrejtjes dhe shtypjen e kujtesës kolektive.”
“Bëhuni zëri i drejtësisë, i ndjeshmërisë dhe i së vërtetës.”

Analisti Valon Syla ka reaguar ndaj komunikatës së organizatave, duke e cilësuar atë si të njëanshme dhe të lidhur me qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas tij, reagimi është dashur të drejtohej ndaj atyre që, siç shprehet ai, kërkojnë drejtësi dhe kompensim në Serbi, jo ndaj kritikëve brenda Kosovës.

Syla ka akuzuar deputeten Saranda Bogujevci dhe partinë në pushtet për, siç thotë ai, përvetësim të statusit të viktimës dhe për përdorim të kësaj teme në funksion të interesave politike. Ai thekson se dhimbjen e luftës e kanë përjetuar mijëra familje në Kosovë dhe askush nuk ka të drejtë ta përfaqësojë ekskluzivisht atë tragjedi. Në reagimin e tij, ai kërkon që viktimat të mos bëhen pjesë e diskursit politik apo të përdoren për qëllime partiake.

“Komunikata është partiake e VV-së dhe e frymës që viktimizon. Por Kosova ka mbi 8,600 viktima lufte dhe ju nuk jeni patentues të terrorit dhe viktimave kosovare dhe plot familjeve që nuk e ndajnë mendimin me Saranda Bogujevcin. Respekt për viktimat e Kosovës dhe lavdi për të gjithë. Pra, lini viktimat rehat dhe mos i bëni vagon të një partie apo një familje… sepse viktima kemi qenë dhe kemi dhimbje prej të gjitha familjeve të Kosovës”, ka thënë Syla mes tjerash.

RTKlive ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga analisti Ilir Mirena, emri i të cilit është përmendur në reagimin e organizatave, por deri në publikimin e lajmit ai nuk është përgjigjur.

You Might Also Like

Maqedonci ngushëllon SHBA-në pas sulmit terrorist në Siri

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’

Kosova Times June 4, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mustafa: Mbështetja për LDK-në po rritet çdo ditë e më shumë

Kosova Times Kosova Times January 18, 2025
Tadiq: Marrëveshjen Kosovë-Serbi, e pres këtë muaj ose në dhjetor
Liga e Kampionëve rikthehet me dy sfida drithëruese
Gjermania bën thirrje për vigjilencë gjatë Euro 2024
Koreja e Veriut financon programin e saj bërthamor përmes marrëveshjeve sekrete me Rusinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?