Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksidente trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 31 aksidente me të lënduar dhe 50 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar me zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite janë shqiptuar gjithsej 2207 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit, Policia ka arrestuar 30 persona, prej të cilëve 22 janë dërguar në mbajtje.