ATK mbetet e përkushtuar në forcimin e integritetit dhe transparencës, duke ofruar mbështetje profesionale të rregullt dhe të qasshme për të gjithë tatimpaguesit. Zbatimi i ligjit në mënyrë të barabartë dhe monitorimi i përhershëm i zbatimit të obligimeve tatimore janë thelbësore në rrugëtimin tonë drejt një administrate më të fuqishme dhe më të besueshme.

“Gjithashtu, falënderojmë tatimpaguesit që përmbushin detyrimet e tyre me korrektësi, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e përgjithshme të vendit tonë. ATK do të vazhdojë me përkushtim të plotë misionin e saj, duke punuar në partneritet të ngushtë me qytetarët dhe institucionet për të ndërtuar një sistem tatimor të drejtë, efikas dhe të qëndrueshëm”, njofton ATK.