Dardanët dhe armenët do të përballen nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në një miqësore që pritet të dhurojë një sfidë interesante.

Kombëtarja jonë mbrëmë ka zhvilluar seancën e radhës, ku është karakterizuar me angazhim maksimal dhe atmosferë shumë pozitive brenda grupit.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, në stërvitjen e djeshme  fokusin kryesor e kishte vendosur në aspektin taktik, për të përgatitur skuadrën sa më mirë për ndeshjen e parë miqësore.

Atmosfera në kampin dardan është shumë e mirë dhe harmonike. Edhe lojtarët e rinj që për herë të parë janë bashkuar me kombëtaren janë ambientuar shpejt me grupin dhe po japin maksimumin në çdo stërvitje.

Stërvitja e sotëm mbahet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ prej orës 17:00, derisa paraprakisht Kosova mban konferencën për media, e cila nis në orën 16:15.

Kujtojmë se Kosova tri ditë pas ndeshjes me Armeninë, do të luajë miqësoren e dytë kundër Ishujve Komore po ashtu në ‘Fadil Vokrri’.