Lëvizja Vetëvendosje e ka nominuar deputetin, Halil Thaçi si kandidat për kryetar të komunës së Obiliqit.

Kjo u bë e ditur nga Vetëvendosje ku kanë treguar se i pranishëm aty ishte edhe lideri i partisë,Albin Kurti.

“Me unanimitet të plotë, konfirmuan mbështetjen dhe njëherazi vendosën për nominimin e deputetit aktual Halil Thaçi si kandidat për kryetar të komunës së Obiliqit. Qytetarët e Obiliqit kanë votuar me mendje e me zemër për ndryshimin krejt dhe drejt e për vazhdimin e mirëqeverisjes cep më cep.  Këtë herë, në Obiliq erdhi dita, me vendosmëri e me bindje të plotë, që të fitojmë edhe në zgjedhjet komunale”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e shpërndarë nga kjo parti.