By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 17 dhjetor 2025
December 17, 2025
Pragu zgjedhor 5% sfidë për subjektet politike në zgjedhjet e 28 dhjetorit
December 16, 2025
Bislimi: Komisioni Evropian ka vendosur për heqjen e shumicës së masave
December 16, 2025
Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën
December 16, 2025
Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mehmeti: Delja e Sharrit është shquar me prodhimtari mesatare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Mehmeti: Delja e Sharrit është shquar me prodhimtari mesatare
Bujqësi

Mehmeti: Delja e Sharrit është shquar me prodhimtari mesatare

Kosova Times
Last updated: 2025/06/05 at 9:47 AM
Kosova Times Published June 5, 2025
Share
SHARE

Kryqëzimi i deles së Sharrit me delen Winterberg nga Gjermania, ka rezultuar shumë i suksesshëm, e gjithë kjo falë punës shkencore nga shkencore profesori  me renome ndërkombëtarë, Hajrip Mehmeti, i cili njëkohësisht është ligjërues  në Fakultetin e Bujqësisë, në Prishtinë.

 

Ndonëse ky lloj kryqëzimi kishte filluar që nga vitet e 50-ta të shekullit të kaluar, mirëpo nuk ka pasur rezultate të kënaqshme dhe kryqëzimet kanë rezultuar të dështuara.

Qëllimi i këtij kryqëzimi është bërë me qëllim të rritjes së peshës deles së Sharrit, pjellorisë së qengjave  si dhe prodhimit të qumështit.

I filluar sërish pas viteve të 80-ta kryqëzimin e deles së Sharrit me delen gjermane, ka pasur sukses, pasi që për këtë ka dhënë kontribut shkencor profesori Mehmeti.

Ai thotë se kryqëzimi i deles së Sharrit para fillimit të kryqëzimit me delen Winterberg kishte filluar në vitet e 50-ta, por se sipas tij, të gjitha ato kryqëzime kishin dështuar.

“Arsye e dështimit në vitet 50-ta ishte mospërshtatja e deleve tjera me kushtet klimatike, në të cilat ishte mbarështuar delja e Sharrit”, thotë Mehmeti për emisionin “Toka” në RTK.

E në ndërkohë, Idriz  Qusaj mbarështues i deleve të Sharrit nga fshati Pllajnik të Komunës së Dragashit thotë se familja e tij me gjenerata e mbarështon këtë lloj të deles.

“Aktualisht i kemi  250 copë dele. Një pjesë e tyre janë në kullosa derisa këto që u lëshuan në kullosa të afërta janë dele barrëse të cila i ndajmë nga të tjerat për shkak të sezonit të shtimit të tyre”, thotë Qusaj për emisionin ‘Toka’ në RTK.

Ndërsa profesori, Hajrip Mehmeti thotë se delja e Sharrit është shquar për bukurinë e sajë dhe prodhimtari mesatare.

“Për të  rritur vetitë e sajë prodhuese nga paslufta, së bashku me profesorë eminentë të fushës, filluam kryqëzimin e sajë me dele jashtë vendit. Kryqëzimi me delen Winterberg e cila mbarështohet në Gjermani, ka rezultuar më i suksesshmi pasi ka ruajtur bukurinë e deles së Sharrit, dhe aftësitë e saja për kullosa në bjeshkët tona”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, kryqëzimi i deles së Sharrit para fillimit të kryqëzimit me delen Winterberg kishte filluar në vitet e 50-ta, por të gjitha ato kryqëzime kishin dështuar.

Arsye, thotë profesori, ishte mospërshtatja e deleve tjera me kushtet klimatike, në të cilat ishte mbarështuar  delja e Sharrit.

“Ky kryqëzim është kryer me qëllim të rritjes së peshës, pjellorisë së qengjave dhe  prodhimit të qumështit. Rritja e sasisë së prodhimit të qumështit nuk ka ndikuar në zvogëlimin e cilësisë së tij, madje delja e Winterbergut ka rritur edhe cilësinë e qumështit të deles së Sharrit”, thotë Mehmeti.

Ai thotë e ky kryqëzim ka pasur ndikim të madh edhe në cilësinë e leshit i cili në vendin tonë në mungesë të tregut i tëri hidhet në plehra nga fermerët tanë.

Krahas ruajtjes së bukurisë së sajë, rritjes së rendimentit dhe aftësive për kullosa në bjeshkë, kryqëzimi ka ruajtur edhe qëndrueshmërinë e deles së Sharrit ndaj sëmundjeve.

“Se cilat janë rezultatet e kësaj pune profesionale të kryqëzimit të deles së Sharrit me Winterbergun gjerman, na i dëshmojnë mostrat të cilat janë ranguara me shkallë te familja Qusaj në Pllajnik. Aty vërehet qartë dallimi i gjeneratës, F1,F2 dhe F3”, thotë Mehmeti.

Edhe pse me këtë kryqëzim fermerët tanë gëzojnë më tepër qengja, shitja e tyre nuk është problem .  Me këtë kryqëzim, qengjat e deles së Sharrit për 3 muaj arrijnë peshën mesatare deri 32 kilogramë.

“Qumështin e deles e shesim si qumësht të freskët dhe në dy etapa, e përpunojmë në djathë pranveror, dhe djathë të Sharrit, ku ky i fundit ka edhe një emër të respektuar te konsumatorët në vend. Edhe çmimi është mjaft i mirë thotë”, Idriz Qusaj.

Ai thotë se 1 kilogram djathë pranveror përgatitet me 6 litra qumësht, derisa ai i mëvonshmi i Sharrit me 4 litra qumësht.

Ndërkaq, lidhur me pagesat direkte, Qusaj thotë se janë të mjaftueshme por mund të përmirësohen duke përfshirë edhe qengjat që planifikohen për mbarështim.

“Ky biznes familjarë është mjaftë fitimprurës dhe jemi të angazhuar 4 vëllezërit Qusaj dhe djali iI njërit vëlla i cili është me profesion mjek veteriner”, thotë Qusaj.

You Might Also Like

Faton Peci lë postin e ministrit falënderon Kurtin dhe fermerët

Rendimenti më i lartë nis nga fara cilësore

Studimi: Kimikate toksike të gjetura në drithëra dhe bukë në të gjithë Evropën

Kërkesa në rritje për fidane lulesh hibride, sfidë fuqia punëtore

Kurti u premton fermerëve në Konferencën e Mjedrës: Do të jem partner

Kosova Times June 5, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Djali i Woody Allen hoqi dorë publikisht nga babai i tij: Ai mbështeti motrën e tij kur ajo akuzoi drejtorin për përdhunim

Kosova Times Kosova Times February 27, 2023
Haxhiu: Nuk ka vend për parti që sfidojnë Kushtetutën
Mali i Zi e ekstradon në ShBA “mbretin e kriptovalutave”
Koreja e Veriut e teston një raketë balistike, thotë Koreja e Jugut
Haradinaj: Dështimi i ksaj qeverisje është izolimi dhe stagnimi i vendit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?