Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë pati nderin të priste Gjeneral Major Stephen Osborn, Komandant i Gardës Kombëtare të Iowas, për një takim me anëtarët e Komitetit të Mbrojtjes dhe të Sigurisë të Odës Amerikane.
Gjatë diskutimit, Gjenerali Osborn u informua lidhur me objektivat strategjike të Komitetit, duke përfshirë rekomandimet e Komitetit për politikat për forcimin e kornizës së sigurisë kombëtare të Kosovës dhe avancimin e zhvillimit të aftësive industriale të mbrojtjes.
“Diskutimet theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar në nxitjen e sektorëve fleksibilë dhe modernë të mbrojtjes, duke vënë në pah vlerën e partneriteteve të vazhdueshme ndërmjet Kosovës dhe institucioneve aleate. Ky takim u bë mundësua nga Zyra e Bashkëpunimit të Mbrojtjes e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë”, njofton Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.