Përmes një shkrimi në “Facebook” OVL UÇK kujton 6 qershorin, ditën kur trimat: Shpend Malaj, Burim Mustafaj,Bejzat Krasniqi, Imer Krasniqi, Shaban Mazrekaj, Arsim Tahiri, Bajram Zekaj, Halim Qallapeku, Ramiz Bazaj, Sali Saramati dhe Xhevdet Krasniqi ranë në altarin e lirisë.

“Ata nuk i ndalën plumbat, as vuajtjet, as gjaku, sepse në shpirt mbanin amanetin e lirisë”, thuhet në postimin e OVL UÇK-së.