Përmes një njoftimi në ‘Facebook’, FSK bën të ditur se në kuadër të ushtrimit fushor “Defender Europe 25” , “Immediate Response 25 “është zhvilluar gara shumëkombëshe “Dita e Unitetit”, në Republikën e Kroacisë, ku pjesëmarrës ishte  Togu i Xhenierëve Luftarakë nga Forca e Sigurisë së Kosovës me dy ekipe, që ka demonstruar një performancë të dalluar, duke shënuar sukses të jashtëzakonshëm në këtë garë sfiduese.

“Togu i xhenierëve luftarak nga Forca e Sigurisë së Kosovës mori pjesë me dy ekipe, të cilët kanë demonstruar një performancë të dalluar duke shënuar sukses të jashtezakonshem në këtë garë sfiduese, që testoi aftësitë fizike, teknike dhe bashkëpunuese të ekipeve duke zënë vendin e parë dhe të tretë në mesin e 15 ekipeve pjesëmarrëse nga Kroacia, Gjermania, Sllovenia dhe Kosova”, thuhet në postim.

Tutje bëhet e ditur se Togu i Xhenierëve Luftarakë të FSK, është dislokuar për herë të parë në ushtrime jashtë vendit, si një kapacitet i ri në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke iu bashkuar Brigadës së Mekanizuar të Forcave të Armatosura Kroate, në kuadër të ushtrimit shumëkombësh “Defender Europe 25”.