Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur më 5 qershor 2025 në qytetin e Pejës. Sipas raportit të Drejtorisë Rajonale në Pejë, rreth orës 18:00 është arrestuar një person i dyshuar, shtetas kosovar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij të mitur.
“DHUNË NË FAMILJE – Pejë 05.06.2025 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij të mitur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin ditor të Policisë së Kosovës.