By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Trump pretendon se i ka rregulluar të gjitha me Putinin, ukrainasit janë të frikësuar për shkak të parashikimit ekstrem
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
Sport

Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras

Kosova Times
Last updated: 2025/06/07 at 11:07 PM
Kosova Times Published June 7, 2025
Share
SHARE

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0, pas nëntëdhjetë minutave të një loje të kujdesshme dhe me pak raste reale para porte.

 

Kuqezinjtë kanë pasur një iniciativë të lehtë në pjesën më të madhe të takimit, por pa arritur ta gjejnë rrjetën.

Rasti më i mirë për Shqipërinë ka qenë në fund të pjesës së parë, kur Rey Manaj e ka pasur mundësinë të shënojë nga pika e bardhë. Penalltia është fituar pas një pengese ndaj Elseid Hysajt brenda zonës, por Manaj nuk është treguar i saktë dhe gjuajtja e tij është ndalur nga portieri serb.

Pjesa e dytë ka nisur me një tjetër mundësi për Shqipërinë, këtë herë me Armando Brojën, i cili pas një depërtimi premtues nuk ka arritur të finalizojë.

Nga ana tjetër, Serbia ka pasur rast pas një goditje nga Samardzic, e cila ka shkuar pranë shtyllës.

Në minutën e shtatëdhjetë e një, Nedim Bajrami ka provuar portën pas një aksioni të kombinuar me Mirlind Dakun, por goditja e tij ka qenë e dobët dhe nuk e ka shqetësuar portierin kundërshtar.

Gjatë pjesës së parë, Vlahovic është ndalur nga Gjimshiti në një ndërhyrje që i ka kushtuar kapitenit shqiptar një karton të verdhë. Shqipëria ka pasur pati disa tentativa edhe me Mitajn, Lacin dhe Manajn, por asnjë prej tyre nuk është konkretizuar në gol.

Barazimi pa gola i lë të hapura llogaritë për fazën në vazhdim, në një grup ku kryeson Anglia, e cila gjatë ditës ka fituar në ndeshje me Andorën. Po këtyre katër skuadrave në Grupin K bën pjesë edhe Letonia.

Shqipëri–Serbi, pjesa e parë mbyllet pa gola, Manaj humb penalltinë

Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë është mbyllur pa gola, ndonëse kuqezinjtë kanë pasur një mundësi të artë për të kaluar në epërsi.

Rey Manaj e ka humbur një penallti në minutat e fundit të kësaj pjese, duke mos arritur ta konkretizojë rastin më të mirë të dyzet e pesë minutave të para.

Penalltia është akorduar në favor të Shqipërisë pasi Elseid Hysaj është penguar brenda zonës nga mbrojtja serbe. Manaj e ka marrë përgjegjësinë për ta ekzekutuar, por goditja e tij është ndalur nga portieri i Serbisë.

Pjesa e parë është  karakterizuar nga kujdesi i të dyja skuadrave, me topin që ka qarkulluar më shumë në mesfushë dhe me pak raste të rrezikshme.

Nis ndeshja – Shqipëri – Serbi

Ka filluar ndeshja Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit të vitit 2026.

Ndeshja zhvillohet në kuadër të Grupit K, ku janë edhe Anglia, Letonia dhe Andora.
Takimi zhvillohet në “Air Albania Stadium”. 

Shqipëri – Serbi, formacionet

Shqipëria dhe Serbia ndeshen sonte në një përballje në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

SHQIPËRIA:

1. Strakosha, 3. Mitaj, 6. Gjimshiti, 5. Ajeti, 4. Hysaj, 16. Shehu, 21. Hoxha, 14. Laçi, 8. Asllani, 22. Broja, 7. Manaj.

SERBIA:

1. Petrovic, 3. Pavlovic, 4. Milenkovic, 16. Erakovic, 7. Terzic, 10. Lukic, 5. Maksimovic, 14. Zivkovic, 11. Samardzic, 23. Vlahovic, 9. Mitrovic.

You Might Also Like

Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit

Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026

Komiteti Olimpik i Kosovës prezanton ekipin olimpik për Milano Cortina 2026

Ylli arrin fitoren e pestë radhazi në Superligë

Ademi viziton klubet kosovare në Turqi: Pranvera premton futboll të fortë

Kosova Times June 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Tiranë, Çështja Xhaçka kthehet për herë të tretë në seancat plenare të Kuvendit

Kosova Times Kosova Times August 27, 2024
Thomas Muller, vendos një tjetër rekord me Bayernin
Osmani: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është realitet i pakthyeshëm
Universiteti i Prishtinës zgjedh edhe senatorët e rinj
KQZ: Vazhdon periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?