By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tri të mitura tentojnë të arratisen nga Strehimorja në Lipjan
June 8, 2025
Vdes atdhetari Rexhep Balidemaj
June 8, 2025
Trumpi dërgon Gardën Kombëtare në Los Angeles pas përleshjeve të dhunshme
June 8, 2025
KFOR-i: Karabinierët italian stërviten intensivisht me helikopter
June 8, 2025
Në 24 orë janë shënuar gjashtë raste të dhunës në familje
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tulla, baltë dhe nostalgji – fshati shqiptare Mandricë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Tulla, baltë dhe nostalgji – fshati shqiptare Mandricë
Lajme

Tulla, baltë dhe nostalgji – fshati shqiptare Mandricë

Kosova Times
Last updated: 2025/06/07 at 6:52 PM
Kosova Times Published June 7, 2025
Share
SHARE

Në jug nga Ivajllovgrad hasim një nga vendet më të çuditshme në Bullgari – mirë se vini në Mandricë! I themeluar në shekullin e 17-të nga të shpërngulurit shqiptarë, ky fshat i vogël në Rodope ka ruajtur jo vetëm gjuhën, por edhe ndërtesat e larta karakteristike me sallone të gjera, të cilat nuk do t’i gjeni askund tjetër në vend. Shumica prej tyre janë të braktisura dhe po rrënohen, por ndërmjet mureve të çara dhe të mbuluara nga barërat, historia vazhdon të pëshpëritë kujtime nga një e kaluar e lavdishme, kur i vetmi fshat shqiptar në Bullgari kishte mbi 3000 banorë, dy shkolla, autoambulancë, spital, maternitet, një fabrikë për pije të gazuara e shumë më shumë. Në vitet e arta Mandrica ishte një qendër udhëheqëse për prodhimin e mëndafshit. E në sallonet e shtëpive rriteshin ushtri të tëra me krimba mëndafshi. Sot në fshat kanë mbetur rreth 20 banorë të moshuar, të cilët ende flasin shqip. Mes tyre është edhe 93-vjeçarja Sulltana:

Sulltana Aleksandrova

Sulltana Aleksandrova
“Nuk kemi mësuar as shkrim, as lexim. Ne nuk dimë të shkruajmë shqip. Vetëm mund të flasim. Por të folurën nuk e kemi si të tyren. Ne me ata nuk mund të merremi vesh. Po, në shtëpi flisnim shqip. Në një kohë ua kishin ndaluar gjyshërve tanë, por ata prapëseprapë e flisnin këtë gjuhë në shtëpi. Pastaj, gjatë socializmit, askush nuk na ndalonte. Por atëherë në pasaportë ishim të shënuar si “shqiptarë”. Më pas na shënuan “bullgarë”.”
Sot, vetëm banorët e Mandricës dhe disa bullgarë të shpërngulur në Greqinë përballë zotërojnë këtë dialekt të vjetër të shqipes, mësojmë nga nipi i gjyshes Sulltana – Anton Hristov, i cili po zhvillon turizmin në fshatin e paraardhësve të tij. Për këtë qëllim, i riu po restauron vetë një godinë të vjetër prej balte dhe po e kthen në një shtëpi pritjeje ekologjike për vizitorët. Ashtu si edhe ndërtesat e tjera të zonës, edhe kjo ishte projektuar posaçërisht për rritjen e krimbave të mëndafshit.
Anton Hristov

Anton Hristov
“Edhe në vende të tjera ka shtëpi prej qerpiçi, por pikërisht në këtë formë – jo. Disa janë me tri kate – thotë Antoni. – Mjeshtrit kanë qenë të jashtëzakonshëm. Sot është shumë e vështirë të bëhet diçka e tillë nga e para. Themelet janë prej guri, por nuk janë të thella. Prej andej lart gjithçka është prej druri dhe qerpiçi. Tullat prej balte nuk piqen, bëhen me forma dhe thahen në diell. Vetëm se kjo është një punë shumë e madhe. Me siguri rreth 100 persona punonin për të ndërtuar një shtëpi. Trarët brenda dhe materiali prej druri gjithashtu përpunoheshin me dorë. Shtëpitë ishin të ndërtuara posaçërisht për rritjen e krimbave të mëndafshit, sepse mbanin temperaturë të qëndrueshme dhe kishin ventilim natyror. Njerëzit jetonin në një dhomë të vogël. Zakonisht në katin e parë kishin stallën, kati i dytë ishte për krimbat e mëndafshit, ndërsa i treti – për të zotët e shtëpisë.”
Sallonet ku rriteshin krimbat e mëndafshit kishin sistem natyral për ajrosje.

Mjeshtrit nga Mandrica përdornin baltë të veçantë. Për suvatimet e nxirrnin nga depozitat e lumit të afërt Bjalla Reka dhe e quanin “suvatë e bardhë”. Ndërsa për tullat që përgatisnin përdornin baltën në vend e cila përzihej me gurë, që të bëhej më e fortë. Dyshemeja lyhej me baltë dhe pleh lopësh – izolimi më i mirë kundër të ftohtit dhe vapës, mësojmë nga Antoni. Ai ka përdorur teknikat ndërtimore të paraardhësve të tij për restaurimin e eko shtëpisë së tij. Dhe mysafirët nuk vijnë për argëtime komerciale, por për një dialog kulturor me të kaluarën.

“Me shoqatën ‘Meshtra’ – ata janë arkitektë – organizojmë kurse për punime me baltë. Kemi aktivitete praktike dhe teori. Ata japin pjesën teorike të kurseve, ndërsa ne ndihmojmë në punën praktike me baltën. Kurset zhvillohen këtu, njerëzit i strehojmë në këtë shtëpi që të ndiejnë atmosferën, dhe u mbajmë leksione se si të punojnë me baltë, si të bëjnë tulla, suva, etj.” – thotë Anton Hristov.
Sot fasadat e heshtura të Mandricës ruajnë jehonën e atyre viteve, kur krimbat e mëndafshit sundonin nëpër sallonet e gjera, ndërsa njerëzit rrinin të përkulur nëpër qoshet e kateve të sipërme. Dhe megjithëse një pjesë e madhe e atyre ndërtesave madhështore po dorëzohen ngadalë para kohës, në muret e tyre ende jeton shpresa se e kaluara mund të frymëzojë të ardhmen.

You Might Also Like

Tri të mitura tentojnë të arratisen nga Strehimorja në Lipjan

Vdes atdhetari Rexhep Balidemaj

KFOR-i: Karabinierët italian stërviten intensivisht me helikopter

Në 24 orë janë shënuar gjashtë raste të dhunës në familje

Rrëmbehet një vajzë në Gjilan

Kosova Times June 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Liderët e BE-së, përshëndesin marrëveshjen e arritur nё Ohёr

Kosova Times Kosova Times March 24, 2023
Sulmoi fizikisht zyrtarët policorë, arrestohet shtetasja e Shqipërisë
Çfarë pas pranimit të propozimit të BE-së?
Shfaqet dokumentari ‘Shpëtimi’, kushtuar martirit Shpejtim Thaçi
Lidhja e Prizrenit (M) dhe Drita (F) kryesojnë me pikë maksimale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?