“Mjaft është mjaft! Kuvendi i Kosovës është kthyer në peng. Peng i inatit. Peng i llogarive. Peng i atyre që s’i dhimbset shteti”, ka shkruar Bahtiri. Sipas tij, qytetarët nuk kanë votuar për bllokadë, por për shpresë.

Duke i bërë thirrje partive në Kuvend, Bahtiri u ka kërkuar të reflektojnë ose të bëhen përgjegjës, për siç e ka quajtur ai, turp historik.

“U drejtohem opozitës: Reflektoni ose bëhuni përgjegjës për këtë turp historik!A ka më turp se sa një Kuvend me 100 deputetë shqiptarë që nuk arrin të zgjedhë institucionet e shtetit të vet? Kosova nuk është lodër politike. Kosova është amanet i të parëve tanë, që kanë vdekur syhapur për të parë lirinë e kësaj toke që e kanë larë me gjak”, ka shkruar ai.