Seanca e fundit stërvitore është mbajtur pikërisht në këtë stadium, ku atmosfera në ekip është raportuar të jetë pozitive.

Përzgjedhësi Franco Foda dhe stafi i tij teknik kanë përdorur stërvitjen për të finalizuar përgatitjet taktike dhe për të vlerësuar gjendjen fizike dhe formën e futbollistëve. Miqësorja ndaj Komoreve vlerësohet si një test i rëndësishëm në prag të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror që nisin në muajin shtator.

Paraprakisht, gjatë ditës, Foda dhe futbollisti Albion Rrahmani, kanë mbajtur një konferencë për shtyp ku kanë folur për ndeshjen. Sipas gjermanit, ndeshja ndaj Komoreve do të shërbejë si testi i fundit para fushatës kualifikuese për Botërorin. E, Rrahmani, është shprehur i vendosur për të dhënë gjithmonë maksimumin.