By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti për barazimin: Të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren
June 8, 2025
Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike
June 8, 2025
Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm
June 8, 2025
Gjokoviqi `lavdëron` Shqipërinë
June 8, 2025
Media britanike “Times”: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Media britanike “Times”: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Media britanike “Times”: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
Turizëm

Media britanike “Times”: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

Kosova Times
Last updated: 2025/06/08 at 11:14 AM
Kosova Times Published June 8, 2025
Share
SHARE

Plazhet në Rivierën Shqiptare po bëhen gjithnjë e më të populluara, por nëse shkoni më në brendësi të vendit, do të zbuloni fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, shkruan Laura Sanders në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Times”.

Pothuajse 12 milionë njerëz vizituan Shqipërinë vitin e kaluar, shumë prej të cilëve u drejtuan drejt Rivierës me premtimin e një pushimi të përballueshëm në plazh.

“Undiscovered Balkans”, një kompani e vogël britanike udhëtimesh e specializuar në aventura të pazakonta, rekomandon ture në grupe të vogla – për të zbuluar disa nga thesaret më pak të njohura të jugut të Shqipërisë.

Laura Sanders – së bashku me “Undiscovered Balkans”, mori pjesë në një tur shtatëditor në jug të Shqipërisë (1,195 paund për person).

U bashkova me turin në maj dhe kalova një javë duke eksploruar qytetet bregdetare – përpara se të zhytesha në brendësi të vendit – ku vizitova vendet e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, notova në ujëvarat e fshehura, qëndrova me fermerë në male dhe lundrova me rafting në një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës.

Ne përfunduam udhëtimin në plazhet me guralecë pa turma vizitorësh, 200 metra mbi nivelin e detit, në një fshat në brigjet e Liqenit të Ohrit.

Mbërrita në Qeparo, një nga fshatrat më të qetë bregdetarë në qarkun e Vlorës, ​​pas një udhëtimi tre-orësh me makinë nga Tirana.

U zgjova me pamje nga Qeparoja e Vjetër, fshati bujqësor në shpatin e kodrës, që zbriste nga mali për të takuar Qeparoin e Ri në bregdet, ku baret e plazhit dhe qendrat e marrjes me qira të varkave po përgatiteshin për sezonin.

Mikpritësja jonë ishte Mirela Kokëdhima – e cila drejtonte bujtinën në fermën e saj në majë të kodrës, diku midis dy Qeparove.

Ajo na shërbeu vezë, djathë dhie, kos, sallatë, ëmbëlsira me çokollatë të bëra në shtëpi, salçiçe dhe kafe turke.

Në këtë fillim sezoni, deti ishte shumë i trazuar për të lundruar me kajak, kështu që e kaluam ditën e parë duke ecur përgjatë bregdetit.

Grupi ynë prej tetë britanikësh, me moshë nga 30-50 vjeç, eci përgjatë shkëmbinjve gëlqerorë karstikë me pamje epike të fshatrave tradicionalë dhe ujërave të kristalta.

Aroma e luleve të egra ndihej kudo dhe zogjtë cicëronin nga degët aty pranë.

Nëntë milje më vonë zbritëm në plazhin e Borshit dhe i zhytëm këmbët e lodhura në ujin e freskët të Jonit, duke shijuar një birrë në dorë.

Të nesërmen iu bashkuam guidës sonë, Alfi Pepaj, për një aventurë piktoreske drejt Gjirokastrës, një qytet i epokës osmane i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Pamja ishte e gjitha fantastike, maja të mbuluara me gjelbërim dhe livadhe të gjera – pa askënd përreth për kilometra të tëra.

Gjatë rrugës, ndaluam në një ujëvarë. Një orë më vonë mbërritëm në Gjirokastër dhe u magjepsëm menjëherë.

Ne u akomoduam në një hotel të stilit osman. Në ditët e sotme, shumica do ta njohin Gjirokastrën për qytetin e saj të vjetër tradicional dhe pazarin, i cili ngjan me Mostarin e Bosnjë-Hercegovinës ose Krujën e Shqipërisë veriore.

Por, qyteti ishte gjithashtu vendlindja e Enver Hoxhës, diktatorit komunist që sundoi Shqipërinë për 40 vjet – deri në vdekjen e tij në vitin 1985.

Kalaja e shekullit XIII, e ruajtur në mënyrë të mrekullueshme, e Gjirokastrës ofron pamje të gjera të rajonit dhe muret e saj të ftohta prej guri – ofrojnë pushim nga nxehtësia e verës.

Qyteti është shumë i popullarizuar në mesin e turistëve, por çmimet ishin të arsyeshme.

Të nesërmen në mëngjes u nisëm sërish drejt maleve – në një tjetër turne ku na priste një peizazh spektakolar karstik.

Ne udhëtuam përgjatë shtigjeve marramendëse drejt fshatit Hoshtevë në Zagoria, qarku fqinj.

Bëmë disa ndalesa për foto – dhe më pas zbritëm kodrën drejt një kishe fshati të shekullit XII, e cila strehon disa nga afresket dhe ikonat më të ruajtura të Shqipërisë – të cilat i kanë mbijetuar disa luftërave, Perandorisë Osmane dhe diktaturës së Hoxhës.

U kthyem në shtëpinë e mysafirëve – Kristinës dhe Ladi Telos – për një tjetër pushim.

Hëngrëm në verandën e tyre, e cila ishte e zbukuruar me lule, pemë agrume dhe fole dallëndyshesh, asnjë zë nuk dëgjohej në horizont për kilometra të tëra.

Kristina e kishte shndërruar shtëpinë e saj në një shtëpi mysafirësh 12 vjet më parë.

Qëndrimi ynë i radhës ishte në një shtëpi fshati 120-vjeçare të restauruar me pamje nga lugina e Vjosës, ku rrjedh Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës.

Për të arritur atje, udhëtuam me makinë në një shteg shkëmbor, vetëm disa centimetra larg një pjerrësie të pjerrët në disa pika, por ia vlente mundi.

Shtëpia e familjes së Kristaq Cullufe – tani është shndërruar në një Monumet Kulture të kategorise së I.

Pas rënies së komunizmit në vitin 1991, familja e Cullufes u kthye nga qyteti i afërt i Përmetit dhe nisi restaurimin e shtëpisë fshatare.

Në dhomën e gjumit në katin e parë ndodhej – një arkë prej druri që nuset shqiptare e mbushnin me gjëra për t’i marrë me vete në shtëpinë e tyre martesore.

Të nesërmen, udhëtuam drejt Liqenit të Ohrit, ndalesa jonë e fundit. Por jo para se të argëtoheshim në Vjosë, duke bërë rafting në ujërat e kristalta dhe duke notuar në natyrë.

I shtrirë në kufirin me Maqedoninë e Veriut, Ohri i mbrojtur nga UNESCO është një nga liqenet më të vjetra të Evropës.

Ne qëndruam në fshatin e qetë të Linit, i cili është një destinacion turistik.

Dita jonë e fundit ishte aktive, duke ecur dhe duke lundruar me kajak në plazhe të izoluara me guralecë në mëngjes dhe pasdite duke përshkuar me biçikletë zonën e liqenit që i takon Shqipërisë.

Udhëtimi i këndshëm prej 12 miljesh na çoi pranë tokave të mbjella dhe bunkerëve të mbuluar me bimësi.

Ndaluam në qytetin e Pogradecit, i cili ka një ndjesi të vërtetë bregdetare britanike: fëmijët qeshnin duke luajtur, aroma e karameleve dhe petullave përhapej në ajër dhe të moshuarit pinin cigare ndërsa luanin shah në shëtitore.

Pogradeci është një qytet turistik që ka gjetur ekuilibrin e duhur në turizëm – i gjallë, por i tejmbushur me vizitorë.

Nëse po kërkoni të përjetoni pushime autentike – me aventura në natyrë dhe trashëgimi kulturore – Shqipëria është vendi ideal.

https://www.thetimes.com/travel/destinations/europe-travel/albania/southern-albania-adventure-c8wpcjlmx

You Might Also Like

Plazhi “që duhet parë patjetër” ka rregulla që jo të gjithëve do t’u pëlqejnë

Tarifa e hyrjes për Ada e Bunës 2025: Gjithçka që duhet të dini

Në bregdetin e Adriatikut: A është kjo pishina natyrore më e bukur në botë?

Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore në Shqipëri

Zgjedhen top dhjetë plazhet më të bukura në Evropë

Kosova Times June 8, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia e Kosovës përgënjeshtron lajmin për sulmin në Jarinje

Kosova Times Kosova Times November 14, 2022
Amerikanët paralajmëruan rusët për sulmin e ISIS?! Moska nuk i mori seriozisht njoftimet dhe reagimi i Putinit ishte befasues (VIDEO)
NATO mirëpret përpjekjet për uljen e tensioneve në veri
Mali i Zi, biblotekë me zë për të nxitur arsimimin në gjuhen shqipe
AUV: Mos therni kurbane jashtë thertoreve të licencuara
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?