By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Erdogan për Ukrainën: Paqja nuk është larg
December 13, 2025
Berisha: Më 22 dhjetor mbajmë protestë kombëtare
December 13, 2025
SHBA-ja dhe Ukraina do të negociojnë një armëpushim në Berlin
December 13, 2025
Drenica fiton ndaj Ferizajt, barazim mes Prishtinës së Re dhe Dukagjinit
December 13, 2025
Miliona ukrainas pa energji elektrike pas sulmeve të ashpra ruse gjatë natës
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Auditori i Përgjithshëm gjen një sërë parregullsish në Komunën e Prishtinës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Auditori i Përgjithshëm gjen një sërë parregullsish në Komunën e Prishtinës
Lajme

Auditori i Përgjithshëm gjen një sërë parregullsish në Komunën e Prishtinës

Kosova Times
Last updated: 2025/06/09 at 2:33 PM
Kosova Times Published June 9, 2025
Share
SHARE

Auditori i Përgjithshëm ka gjetur një sërë parregullsish në Komunën e Prishtinës gjatë vitit 2024.

 

Në draftin e raportit të siguruar nga RTK thuhet për menaxhim jo të mirëfilltë të kontratave publike dhe subvencioneve, pagesa për punë dhe shërbime pa procedura të prokurimit dhe raporte të pranimit, ndryshime në shuma buxhetore pa aprovimet e duhura, mangësi në procesin e vlerësimit të ofertave gjatë procedurave të prokurimit dhe aplikimin e drejtë të tyre.

Këtu përmenden edhe parregullësitë në menaxhimin e subvencionit për kopshtin publiko-privat “Botanika” me vlerë prej 58,820 eurove.

Ndonëse këto subvencione ishin paraparë për familjet me të ardhura më pak se 1 mijë euro, 7 prindër kishin vazhduar të paguajnë tarifën e plotë mujore të çerdhes, derisa 4 fëmijë që nuk kishin ndjekur fare kopshtin gjatë vitit 2024 ishin përfshirë në lista dhe kopshti kishte përfituar subvencione për ta.

Raporti i auditimit flet për manipulim të listave e raportim të pasaktë të ardhurave të prindërve përfitues. Ndërsa, thuhet se komisioni për verifikim atë kohë as nuk kishte qenë funksional.

Tutje, në raport thuhet se komuna në tri raste ka lidhur kontrata pa i përfillur procedurat adekuate të prokurimit.

Në dy raste, Komuna e Prishtinës kishte lëshuar leje ndërtimi, e tek pastaj i kishte nisur procedurat për prokurim dhe nënshkrim të kontratave.

Më datë 05.09.2024 Komuna e Prishtinës kishte hyrë në marrëveshje kontraktuale me UNDP-në për të realizuar disa projekte. E për to, komuna ishte dakorduar që në kundërvlerë të projektit t’i transferojë në formë parapagimi një vlerë të kostos prej 5,120,000 euro.

Sipas auditorit, kontraktimi dhe pagesat në formë të paradhënies janë në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit dhe Ligjin e Buxhetit.

E kur flitet për kontrata milionëshe, komunarët thuhet se kanë dhënë nënshkrimet e tyre edhe në rastet kur operatorët ekonomik nuk i kanë plotësuar kriteret e nevojshme.

Auditori përmend mangësi në tri procedura të tenderimit, atë të projektimit të “Art & Technology Hub – Tulltorja”, kontratë me vlerë 1,200,000 euro, në dosjen e tenderit për projektin “Ndërtimi i rrugëve në lagjen Kodra e Trimave”, kontratë e nënshkruar në vlerë prej 598,764 euro, si dhe  në dosjen e tenderit për projektin “Renovime për Qendra të ndryshme Sociale në lagjet Kodra e Trimave, Tophane, Qafa, Aktash, Pejton, Ulpiana”, kontratë e nënshkruar në vlerë të parashikuar prej 100,000 eurosh.

Raporti i auditorit ka rezultuar me 27 rekomandime, prej tyre 12 janë rekomandime të reja, 14 rekomandime të përsëritura dhe një rekomandim pjesërisht i përsëritur.

RTK ka kontaktuar zyrtarët e Komunës së Prishtinës rreth këtij raporti dhe është në pritje të përgjigjes nga ta.

You Might Also Like

Berisha: Më 22 dhjetor mbajmë protestë kombëtare

Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë, katër të dyshuar dërgohen në mbajtje

U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dyshuari në Obiliq

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

Kosova Times June 9, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vuçiq pret hapjen e urës mbi Ibër dhe “instalimin e liderëve të rinj serbë nga të huajt”

Kosova Times Kosova Times August 11, 2024
Atikë: Harta e NASA-s tregon shtrirjen e frontit të zjarrit – Flakët janë afër shtëpive
Humbjet e konfirmuara ruse në Ukrainë tejkaluan 31 mijë njerëz
Banorëve të Antakias “iu bë frika realitet” pas tërmetit të tretë
Kush janë të burgosurit e tjerë rusë që mund të kenë fatin sikurse të Navalnyt?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?