Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli ka njoftuar se një zjarrfikës është lënduar. Gjithashtu, një grua (familjare) ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të asfiksimit nga tymi.

“Njësitë përkatëse policore dhe ekipet e zjarrfikësve janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Nga informacionet fillestare, kemi mësuar se banorët e shtëpisë kanë arritur të largohen në kohë, ndërsa shtëpia ka pësuar dëme të mëdha materiale. Zjarri më pas është lokalizuar, por shtëpia është djegur pothuajse tërësisht.

Një zjarrfikës ka kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak të lëndimit trupor. Po ashtu edhe një femër (familjare) ka kërkuar ndihmë për shkak të afeksionit nga tymi.

Tutje, Veseli ka njoftuar se hetimet lidhur me shkaqet e zjarrit janë në proces.