Deputetja e Donika Gërvalla që është njëra nga kryesueset e partisë Guxo që është në koalicion me LVV-në, pas dështimit të 29 për konstituimin e Kuvendit, u ka bërë thirrje deputetëve që të heqin dorë nga kjo strategji, sipas saj, destruktive e të marrin përgjegjësinë për votën e qytetarit që e kanë marrë.
Madje Gërvalla tha se janë bërë 4 javë kur në Kushtetuese ka një adresim dhe ende nuk ka një përgjigje, duke thënë se është koha që kjo gjykatë të thotë fjalën e vetë.
Sipas saj, uniteti demonstrohet duke e konstituuar Kuvendin e jo duke e bllokuar.
Madje ajo i ka shtruar pyetje LDK-së që propozimi qeveri uniteti se pse ka deklaruar që me LVV-në nuk hyjnë në qeveri, por bën në qeveri uniteti aty ku , sipas saj, është edhe PDK-ja.
“Pyetja që unë ia shtroj LDK është se nëse thonë nuk bëjmë asnjëherë qeveri me Vetëvendosjen, atëherë pse qenka në rregull bëjnë qeveri me Vetëvendosjen nëse aty është PDK. Pra është e qartë që LDK kudo që sillet do ta ketë aty afër praninë e PDK-së, e këtë unë jam e bindur që e ka shumë të vështirë t’ia shpjegoj votuesit të saj tradicional e prandaj ndërron fjalori nga tranzicioni në unitet. Por, kjo nuk e ndryshon dot të vërtetën që LDK-ja bën qeveri vetëm më PDK dhe harron faktin që qeveritë e vazhdueshme me PDK-në e kanë sjellë LDK-në që të jetë partia e tretë në vend. Nëse LDK dëshiron të formojë qeveri duhet t’i fitojë zgjedhjet, nuk ka recetë tjetër”, tha ajo.
Sipas saj, ka pasur disa ditë kur opozita tha se mendonte që i ka votat për të bërë qeveri vetë. “Dhe e zhbllokuan votimin parë atë të mandateve, por pas asaj faze shifrat e faktet po flasin qartë e kanë mbetur mes dy rrugësh as nuk janë ata që preferojnë zgjedhjet e reja as që e sfidojnë kandidatin tonë për kryeministër në bërjen e qeverisë”, tha Gërvalla.