Sipas vendimeve të gjyqtares së procedurës paraprake, Marjorie Masselot, ekziston rrezik që Thaçi të arratiset, të pengojë procedurat dhe të kryejë krime të tjera. Gjykata thekson rëndësinë e veprave për të cilat akuzohet dhe njohuritë e reja që ai ka marrë mbi provat.

“Rreziku i arratisjes në lidhje me z. Thaçi vazhdon të ekzistojë”, thuhet në vendim.

Për Smakajn, gjithashtu u konstatuan rreziqe të ngjashme. As garancia prej 30 mijë euro dhe kufizimet në komunikim nuk bindën gjykatën për lirimin e tij me kusht.

“Asnjë nga kushtet nuk mund t’i zbusë në mënyrë të mjaftueshme rreziqet ekzistuese”, thuhet pos tjerash në arsyetim.

https://repository.scp-ks.org/details.php?doc_id=0910c8e18043d5ee&doc_type=stl_filing&lang=sqi