Xhevdet Haliti ishte njëri nga 102 përfituesit e projektit të Qeverisë së Kosovës për ndërtimin dhe rinovimin e shtëpive në katër komunat veriore.

Gjatë vizitës, Kryeministri Kurti shprehu kënaqësinë për përfundimin e projektit dhe i uroi Halitit dhe familjes së tij kushte të dinjitetshme jetese, njofton Zyra e Kryeministrit.

Nga ana e tij, Haliti falënderoi Qeverinë për mbështetje dhe shprehu kënaqësinë për nivelin e sigurisë dhe lëvizjen e lirë në veri të Mitrovicës .