By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjykata Kushtetuese pezulloi mbajtjen e referendumit për aplikimin e euros
June 11, 2025
Osmani po angazhohet për rastin e ish-policit i ndaluar në Serbi
June 11, 2025
Kryeministri polak Tusk kërkon besim në qeverinë e tij deri në fund të mandatit
June 11, 2025
Jamie Oliver hap restorantin e parë në Adriatik: Ja ku ndodhet
June 11, 2025
Ngjarje e rëndë, 6-vjeçari mbytet në lumin Shkumbin
June 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lamtumirë dr. Bujar Bukoshi!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Lamtumirë dr. Bujar Bukoshi!
Opinion

Lamtumirë dr. Bujar Bukoshi!

Kosova Times
Last updated: 2025/06/10 at 3:48 PM
Kosova Times Published June 10, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Bajram MJEKU

Sot, kur pa asnjë bujë vendosa të shënoj ditëlindjen time, kuptova se paska ikur nga kjo botë, ish-kryeministri i Republikës së Kosovës në Ekzil dhe miku im i mirë, dr. Bujar Bukoshi.

Me Bujar Bukoshin, doktorin e mrekullueshëm dhe njeriun interesant, për herë të parë jam njohur në vjeshtën e vitit 1985. Atëbotë isha student i Filologjisë, kur një familjar imi ishte pacient i doktorit të ndjerë. E kujtoj si sot, kur baba i familjarit tim për të shpëtuar djalin e tij në Qendrën Klinike Universitare ku punonte dr. Bukoshi dhe pasi operacioni ishte i pashmangshëm, mori edhe një grusht parash me vete, thjeshtë t’ia jepte doktorit, i cili djalit të tij do t’ia shpëtonte jetën. E kujtoj si sot kur mbas operacionit, familjari im e tërhoqi doktorin tashmë të ndjerë për t’ia dhënë paratë, por kur doktor Bujar Bukoshi u zverdh në fytyrë dhe familjari im u zu ngushtë, ky i fundit iu drejtua doktorit:

– Parja e bardhë për ditë të zezë doktor!

– Ruaji paratë e zeza për ditë të bardha! – i tha doktor Bujari, derisa u nis për t’i shpëlarë duart mbas operacionit.

Duke dashur që familjarin tim ta nxirrte nga situata e pakëndshme, doktor Bujari i tha:

– Kur të përmirësohet shëndeti i djalit, do të vijmë në vendlindjen tuaj!

Kështu edhe ndodhi. Dy javë më vonë, dr. Bujar Bukoshi me kolegë të Klinikës ku punonte, na vizitoi në vendlindje dhe kjo është njëra nga vizitat që përjetësisht do ta ruaj në kujtesë.

***

Dr. Bujar Bukoshi, në rininë e tij ka patur jetë të rëndë, ashtu si shumica e brezit të tij, por që jeta e tij do të rëndohej edhe më shumë, ishin vitet gjashtëdhjetë kur vëllai i tij Hysen Bukoshi, do të dënohej me gjashtë vjet burg politik. Jeta e doktorit të ndjerë do të rëndohej edhe më, pasi tash ishte edhe mbajtës i familjes. Kur pas lirimit nga burgu, vëllai i tij Hyseni i vetëdijshëm se në Jugosllavinë komuniste, nuk do të të zinte as edhe një vend pune si mësues, në vitin 1969 vendosi të kalonte kufirin e hekurt dhe u largua ilegalisht në Shqipërinë staliniste. Më keq se në Jugosllavi, Hyseni pësoi në Shqipëri! Edhe atje sipas Kushtetutës së Shqipërisë staliniste dhe nenit famëkeq “për agjitacion e propagandë”, u dënua me hiç më pak se nëntë vite burg!

Me doktor Bujar Bukoshin jam takuar ditëve të para kur u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës, por që brenda një kohe të shkurtër, si Kryeministër i Kosovës, u detyrua të vazhdonte aktivitetin e tij politik, prandaj sa herë tash e më shumë se tre dekada përmendim emrin e tij, është i pashmangshëm edhe togfjalëshi “Kryeministri në ekzil”.

Ia kam thënë për të gjallë, se më shumë se politikan, doktori ishte njeri pragmatik. Më kujtohet si sot kur në Tiranë gjatë periudhës së okupimit më pat thënë:

– Si është e mundur që të paktën tabelat e rrugëve në qytete të Kosovës të mos shkulen, derisa mbajnë emrat e tiranëve serbë, të cilët kanë masakruar mijëra shqiptarë gjatë këtij shekulli në Kosovë?!

***

Lamtumirë dr. Bujar Bukoshi! Kësaj radhe shkruajta sa për të të kujtuar, por nëse i lumi Zot na ka falur edhe ndonjë vit jetë, do të shkruaj më gjatë për themeltarët e partisë së parë pluraliste në Kosovë, do të shkruaj edhe pë Ty dhe për shumë ngjarje që nuk janë thënë deri tash, por që ia vlen të thuhen…

You Might Also Like

Serbia po synon ripushtimin ose ndarjen e Kosovës

Migracioni ilegal dhe sovraniteti i Kosovës

Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës

Spahiu reagon rreth heqjes se flamurit: Flamuri nuk vendoset aty ku nuk e ka vendin

Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë

TAGGED: #Bajram Mjeku
Kosova Times June 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti e Borrelli diskutojnë për veriun dhe planin franko-gjerman

Kosova Times Kosova Times November 11, 2022
Pakistan, 1 i vrarë dhe 5 të plagosur kur një grabitës qëlloi mbi furgonin e parave jashtë një banke
Komandanti ukrainas thotë se Rusia po tenton të rimarrë territorin në Kursk
KFOR-i patrullime përgjatë vijës kufitare në Istog
Kina raporton gati 60.000 vdekje të lidhura me koronavirus brenda një muaji
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?