Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,  ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 07:15, ndërsa në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sot rreth orës 07:15 kemi pranuar informatën se në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.  Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, ka thënë ajo.

Ahmeti tha se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.