Policia e Kosovës po heton një shtetas të Shqipërisë pasi ditë më parë i janë gjetur dhe sekuestruar 7 bidonë të mbushura me material që mund të përdoret edhe për eksploziv.
Sipas njoftimit, i dyshuari më 3 qershor është ndaluar në pikën kufitare të Vërmicës.
“Ditë më parë është ndaluar i dyshuari shtetas i R. Shqipërisë pasi që gjatë kontrollit të automjetit i janë gjetur dhe sekuestruar 7 bidon të mbushura me lëndë të panjohura. Më 09.06.2025 është vërtetuar se lënda është material i cili mund të përdorët edhe për eksploziv”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt si “dërgim apo transportim i kundërligjshëm i lëndëve eksplozive ose lëndëve ndezëse”.