By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sllovenia ka detin më të pastër në Evropë
July 31, 2025
Barcelona: Sa më shumë të paguajnë turistët, aq më pak do të duhet të paguajnë qytetarët
July 31, 2025
Provoni cilbirin – një gatim turk të thjeshtë por të shijshëm, ideal për ditët e nxehta
July 31, 2025
Një thesar i vërtetë në shtëpi: Ky produkt ushqimor i lirë zgjidh thembrat e ashpra, kërpudhat ..
July 31, 2025
Horoskopi ditor për 30 korrik
July 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KMDLNj: Serbia ka shpeshtuar arrestimin e qytetarëve të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KMDLNj: Serbia ka shpeshtuar arrestimin e qytetarëve të Kosovës
Lajme

KMDLNj: Serbia ka shpeshtuar arrestimin e qytetarëve të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2025/06/10 at 2:13 PM
Kosova Times Published June 10, 2025
Share
SHARE

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar sot pas ndalimit në Serbi të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, i cili është arrestuar tri ditë më parë dhe i është dhënë masa e paraburgimit.

 

KMDLNj përmes një reagimi thekson se kohëve të fundit Serbia ka shpeshtuar arrestimin e qytetarëve të Kosovës me arsyetim se kanë qenë pjesë e UÇK-së.

“Gjithashtu, edhe në Maqedoni të Veriut po arrestohen shqiptarët që janë vënë në listën e Interpolit, me kërkesë të Serbisë. Pastaj po hiqen të zitë e ullirit për të pamundësuar ekstradimin e tyre në Serbi. Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës ishte arrestuar tre ditë më parë në Serbi në ndërkohë që gjykata përkatëse ia caktoi masën e paraburgimit, 30 ditë. Nga burime të paverifikuara thuhet se është marrë në pyetje për rastin në Banjskë të Zveçanit kur pati një sulm paramilitar ndaj Policisë së Kosovës”, thuhet në reagim.

 

KMDLNj thekson se thuaja në 95 për qind të rasteve të arrestimit, të arrestuarit ishin pjesëtarë të UÇK-së.

“KMDLNj në shumë reagime pati kërkuar që ta shmangin kalimin nëpër territor të Serbisë për të shkuar në vendet e tjera. Autoritetet serbe ka bërë arrestime të përzgjedhura duke e përshtatur me dinamikën e arrestimeve të serbëve në Kosovë. Këto arrestime tashmë po shndërrohen në një ping – pong politik ku më së paku bëhen përpjekje për të siguruar drejtësi për viktima dhe përgjegjësi për ata që janë pjesë e zinxhirit të përgjegjësisë për krime”, thuhet në reagim.

KMDLNj thotë se për shkak të mungesës së bashkëpunimit midis Kosovës dhe Serbisë në fushën e drejtësisë nuk ka shumë mundësi të sigurohen se ndaj të arrestuarve në Serbi, qytetarë të Kosovës, respektohen të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria, sipas standardeve ndërkombëtare.

“Ndërkaq, qytetarët serbë të arrestuar në Kosovë e që kanë thuaja 100 për qind shtetësi të dyfishtë apo edhe për shtetasit e Serbisë të arrestuar në Kosovë, përjashtuar rastet skajshmërisht të rralla, vizitat monitoruese lejohen dhe faktet tregojnë se ata trajtohen plotësisht në përputhje me dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria”, theksohet në reagim.

Tutje, KMDLNj thekson se është në interes, në radhë të parë të familjeve të të arrestuarve, pavarësisht shtetas të cilit shtet janë, pastaj edhe publikut që të sigurohen informata nga burime të paanshme dhe të pavarura për trajtimin e personave të dyshuar e që mbahen të arrestuar në Kosovë, Serbi apo një shteti tjetër të rajonit prandaj KMDLNj pati propozuar që të bëhet një marrëveshje mbështetur në vullnet të mirë e që iu lejohet monitorimi i papenguar personave të privuar nga liria në Kosovë dhe Serbi.

Monitorimi, sipas kësaj organizate, do të bëhej ekskluzivisht nga aspekti i të drejtave të njeriut dhe raporti i monitorimit do të dërgohej te Shërbimet Korrektuese të shteteve përkatëse që kanë përgjegjësi për trajtimin e personave të privuar nga liria sikur edhe te Ministritë e Drejtësisë. Për tejkalim të autorizimeve zyrtare dhe profesionale policore gjatë arrestimit dhe mbajtjes policore prej 48 orëve, përgjegjësia do të adresohet te drejtori i Policisë dhe Ministrisë për Punë të Brendshme.

KMDLNj pret që Arbnor Spahiu do të trajtohet në përputhje me të drejtat që i takojnë , se do të ketë vizita të lejuara, mbrojtje dhe mbrojtës për të cilin vet ai përcaktohet dhe se rasti i tij nuk  do të politizohet. Vetëm pasi të arrestuarit në Serbi, shtetas të Kosovës janë liruar, KMDLNj ka siguruar prova se ndaj tyre trajtimi policor dhe gjatë mbajtjes ka qenë korrekt”, thuhet në reagim.

You Might Also Like

Padi penale për dëmtimin e shtatores së Skënderbeut në Prizren

Tragjedi në Prizren, një punëtor bie nga kulmi dhe humb jetën

Lladrovci: Asnjëherë nuk e kam shantazhuar Thaçin, Lushtaku më ka luftuar

OEK mirëpret vendimin e Komerciales për anulimin e njoftimit të ZRRE-së

Trepça thotë se një pjesë e pronave janë uzurpuar, paralajmëron lirim

Kosova Times June 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Gërmimi për varreza masive në Serbi mbetet sfidë për Kosovën

Kosova Times Kosova Times September 21, 2024
Çfarë do të thotë arrestimi i zëvendësministrit të Mbrojtjes Timur Ivanov?
Jupa vazhdon të shkëlqejë, kampion dhe më i miri i edicionit
Gjatë natës, dronët u rrëzuan në 12 rajone të Ukrainës
“Putini lutet që Lukashenko të mbijetojë”: Eksperti rus pas spekulimeve Presidenti i Bjellorusisë është i sëmurë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?