Takimi i sotëm është vazhdimësi e takimeve të zhvilluara javën e kaluar kur planifikohej që të mbahet një takim i përbashkët, por deri te i cili nuk erdhi për shkak të vonesave në fluturim të kryenegociatorit serb Petar Petkoviq.

Nuk ka detaje rreth pikave të diskutimit, por për zyrtarët evropianë konsiderohet sukses fakti se u realizua takimi i përbashkët.