Kryeministri në detyrë Albin Kurti, tha se shuma e renovimit të këtij reparti është 142 mijë euro. Ai tha se në Spitalin e Prizrenit, si dhe në këtë repart, trajtohen edhe pacientë nga Shqipëria.

Edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se renovimi i  repartit të Pulmologjisë në Prizren ka qenë i nevojshëm.

Ai tha se do të vazhdohet me investimet edhe në spitale të tjera. Vitia bëri me dije se në Spitalin e Prizrenti do të rinovohet edhe Pediatria.