Sot, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” janë promovuar tre libra të shkrimtarit Sabri Hamiti me titujt: “Prishtina mon amour”, “Maja” dhe “Kanoni letrar”.
Më këtë prurje letrare shkrimtari ka ardhë me poezi, dramë e kritikë letrare.
“Prishtina mon amour” – një antologji poetike që i kushtohet Prishtinës si hapësirë identitare, kulturore dhe shpirtërore. Përmbledh poezi nga shtatë libra të mëhershëm të autorit, duke sjellë figura dhe fenomene kyçe të kryeqytetit në një rrëfim poetik liriko-metafizik.
“Maja” – dramë në tri akte e dy kohë, e shkruar më 2007 dhe botuar tani për herë të parë. Tematizon luftën për çlirimin e Kosovës përmes historisë së një artist të kthyer në luftëtar që bie dëshmor në betejën për liri.
“The Literary Canon” – përmbledhje tekstesh kritike në gjuhën angleze, frënge dhe sllovene, përzgjedhur nga botimet e tij të 25 viteve të fundit.
Ndërkohë për librat kanë folur prof. dr. Muhamet Hamiti dhe prof. dr. Nysret Krasniqi.