Me rastin e 26-vjetorit të çlirimit, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Prishtinës, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit për Ditën e Çlirimit.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shprehur mirënjohje të thellë për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga këto qytete dhe nga mbarë vendi, të cilët, sipas tij, me guxim dhe sakrificë sollën lirinë.
“Nderim i përjetshëm për trimat e UÇK-së nga Prishtina, Kaçaniku, Hani i Elezit e mbarë Kosova”, ka shkruar ai, duke theksuar kontributin e veprimtarëve dhe familjeve të dëshmorëve në rrugëtimin drejt lirisë.
Haradinaj ka falënderuar gjithashtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë aleatët që mbështetën popullin e Kosovës në periudhat më të vështira të historisë së saj.
“Mirënjohës për gjithmonë ndaj atyre që qëndruan përkrah nesh”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.