By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti
December 31, 2025
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Instrumentalizimi i dhunës me bazë gjinore: Roli i OJQ-ve serbe dhe i Kosovo Online në një fushatë të koordinuar propagandistike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Instrumentalizimi i dhunës me bazë gjinore: Roli i OJQ-ve serbe dhe i Kosovo Online në një fushatë të koordinuar propagandistike
Opinion

Instrumentalizimi i dhunës me bazë gjinore: Roli i OJQ-ve serbe dhe i Kosovo Online në një fushatë të koordinuar propagandistike

Kosova Times
Last updated: 2025/06/11 at 2:57 PM
Kosova Times Published June 11, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Gurakuç KUÇI – Hulumtuesi i Lartë në Institutin për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS” 

Më 12 maj 2025, një grup organizatash joqeveritare – përfshirë AKTIV, Qendrën për Veprime Sociale Afirmative (CASA), Iniciativën e Re Sociale (NSI), Institutin për Zhvillim Ekonomik Territorial (InTER) dhe Qendrën Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC) – publikuan një komunikatë të përbashkët ku shprehën shqetësim për raste të pretenduara të ngacmimeve seksuale ndaj vajzave dhe grave serbe në veriun e Kosovës, për të cilat u tha se ishin kryer nga persona që vinin nga jugu. Në të njëjtën deklaratë, u kërkua reagim nga KFOR-i, EULEX-i dhe faktorë të tjerë ndërkombëtarë.

Në reagimin tim publik, të mbështetur në mungesën e provave konkrete dhe në shqyrtimin kritik të rrethanave, ngrita pikëpyetje mbi vërtetësinë e këtyre pretendimeve. Fatkeqësisht, reagimi u pasua me tone personale dhe përpjekje për diskreditim, që në formë dhe përmbajtje më kujtojnë mënyrat se si jam sulmuar më parë nga aktorë të tjerë të njohur, përfshirë Kishën Ortodokse Serbe. Kjo ngjashmëri nuk mund të injorohet.

Më 7 qershor 2025, zhvillimet morën formë të koordinuar përmes një serie publikimesh në Kosovo Online.

  • Ora 11:00: Citohet psikologia Tanja Ignjatović, e cila diskuton dhunën seksuale në Serbi, duke e krahasuar me situatën në Suedi – një kornizë që shërben për të relativizuar problemin.
  • Ora 11:31: Përfshihet Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës, me një deklaratë që i referohet sistemit ligjor kosovar.
  • Ora 11:48: Publikohet një rrëfim nga një “viktimë anonime”, pa asnjë detaj të verifikueshëm – emër, datë, vend, dëshmitarë apo prova vizuale.
  • Ora 13:23: Reagon publikisht ministri serb Nemanja Starović, duke e ngritur çështjen në nivel shtetëror.
  • Ora 13:50: Kosovo Online publikon deklaratën e tij brenda 27 minutave.
  • Ora 15:00: Një artikull “analitik” përmbyll sekuencën, duke përmbledhur gjithçka në një kornizë emocionalisht të ngarkuar dhe etnikisht të ndarë.

Mungesa e provave të verifikueshme është thelbësore: nuk ka asnjë dëshmi materiale, identifikim të autorëve, apo përfshirje të organeve të drejtësisë. Madje, ka indicie vizuale që sugjerojnë se intervista e supozuar mund të jetë regjistruar jashtë territorit të Kosovës.

Fushata ngre dyshime serioze se nuk kemi të bëjmë me një nismë të izoluar, por me një narrativë të ndërtuar që përkon me interesa të caktuara politike. Tema e dhunës seksuale është përdorur – me vetëdije apo jo – si mjet për të krijuar efekt emocional dhe ndasi etnike, duke u paraqitur si një krizë që kërkon ndërhyrje ndërkombëtare, përtej institucioneve të Kosovës.

Ky model përputhet me aspekte të njohura të luftës hibride, ku ndërthuren shoqëria civile, media dhe aktorë politikë për të ndërtuar një realitet të fragmentuar. Qëllimi përfundimtar i një narrative të tillë – siç edhe është artikuluar në qëndrime të ndryshme zyrtare serbe – duket të jetë krijimi i një “zone neutrale” apo “kordoni sanitar” në veri të Kosovës, si hap drejt një ndarjeje funksionale.

Në këtë kontekst, bindja ime e hershme se kemi të bëjmë me një narrativë të ndërtuar dhe të sinkronizuar mbështetet gjithnjë e më shumë në faktet që kanë dalë në dritë.

Këto veprime, nëse nuk adresohen, mund të përdoren si precedent për të ushqyer pretendime të rreme dhe për të ushtruar trysni ndërkombëtare ndaj sovranitetit të Kosovës, në përputhje me agjenda që, në sfera të tjera, mbështeten edhe përmes lobimit rreth Rezolutës 1244.

Unë mbetem i përkushtuar ndaj të vërtetës, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe dinjitetit të çdo qytetari, pa dallim etnie. Nëse ekzistojnë raste reale të ngacmimit apo abuzimit, unë jam i pari që do të kërkoj drejtësi për viktimat. Por kur kauza të ndjeshme përdoren për qëllime politike, kemi detyrimin moral dhe intelektual t’i dekonstruktojmë me maturi, transparencë dhe përgjegjësi.

You Might Also Like

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

Pekini, Kremlini dhe faktori ukrainas: Çfarë Perëndimi nuk ka vënë re ende

TAGGED: #Gurakuç Kuçi
Kosova Times June 11, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shfaqje skandaloze para presideces se Serise: Ndjekesi i SNS-së, Simo Spasiç ka fyer Miroslav Lajçakun – “NATO-fashist”; Aleksandar Vuçiq, si zakonisht…

Kosova Times Kosova Times August 31, 2023
Horoskopi ditor për 8 qershor
Pacientët u ankuan për mungesë ilaçesh, SHSKUK: Furnizimi është rreth 80%
Kremlini shpreson se konflikti në Izrael do të largojë vëmendjen perëndimore nga lufta në Ukrainë
Pasi e shkarkoi, Sveçla vulos vendimin për rikthimin e Kodrës në krye të Agjencisë së Emergjencave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?