“Po shihet që nuk ka një reflektim nga shumica e pamjaftueshme në Kuvend për të ndryshuar kandidatin e për të ardhur deri te zgjidhja e konstituimi i Kuvendit, për të vazhduar trajtimin problemeve të qytetarëve që çdo ditë e më shumë po bëhen më të vështira për t’u tejkaluar. Derisa nuk reflekton shumica ne kemi qëndrimet e njëjta”, tha Lushtaku para gazetarëve.

I pyetur nëse janë të gatshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme, Lushtaku tha se PDK është e gatshme, por sipas tij vendi ka shumë më shumë probleme se sa të shkohet në zgjedhje.

“Ne gjithmonë jemi të gatshëm edhe për formën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, por Kosova ka më shumë probleme se sa të shkohet në zgjedhje. Nëse është kjo zgjidhja, sigurisht që ne nuk hezitojmë, por nuk duhet të jetë gjithmonë alternativa e vetme për të pasur një zgjidhje për vendin”, deklaroi Lushtaku.