Në ceremoni morën pjesë zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës dhe të KFOR-it, përfshirë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, kolonel Gazmend Hoxha, përfaqësuesin e Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it kolonel Ferrara, komandantin e KFOR-it amerikan kolonel Helzer dhe drejtorin e Departamentit të Njësive Speciale, kolonel Mentor Shabani.

Në fjalimet e tyre, kolonel Hoxha dhe kolonel Helzer theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të mbështetjes teknike e logjistike në ngritjen e kapaciteteve të sigurisë, në shërbim të rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve.

Në shenjë mirënjohjeje, palët shkëmbyen pllaka nderi dhe ndanë falënderime për ushtarët dhe zyrtarët e angazhuar në këtë projekt, duke e cilësuar bashkëpunimin si shembull të shkëlqyer për paqe dhe stabilitet në vend.