Në përvjetorin e 26 të çlirimit, ambasada e Gjermanisë e ka quajtur Kosovën histori suksesi, e rritur në qëndrueshmëri, zhvillim dhe njohje ndërkombëtare.
“Misioni u krye” , ka shkruar ambasada që ka cituar Lordin Robertson, ish-sekretarin e NATO-s, derisa kanë përsëritur se mbeten partner i ngushtë i Kosovës.
“Sot shënohen 26 vjet që nga fillimi i misionit të Forcës së NATO-s në Kosovë, duke siguruar stabilitet dhe siguri në Kosovë. Siç ka thënë edhe Lord Roberton, ish-sekretar i Mbrojtjes dhe Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, ‘qëllimi ishte që forcat e Millosheviqit të largoheshin, NATO të futej dhe refugjatët të ktheheshin’. Misioni u krye. Që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, Kosova është bërë një histori suksesi, duke u rritur në qëndrueshmëri, zhvillim dhe njohje ndërkombëtare. Gjermania mbetet një nga partnerët më të ngushtë të Kosovës, duke mbështetur rrugën e saj drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të begatë. Me sytë nga e ardhmja së bashku”, thuhet në krimin e shpërndarë nga Ambasada Gjermane në 26 vjetorin e çlirimit të Kosovës.