“Sot në Stacionin Policor në Mitrovicë Veri është iniciuar rasti “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Rasti është raportuar nga një prind i cili ka deklaruar se me datë 06.06.2025 një mësuese e një shkolle në Mitrovicë Veri gjatë orës së mësimit e kishte sulmuar fizikisht djalin e ankuesit, nxënës i asaj shkolle duke e goditur me shuplakë”.

E dyshuara M.P, 56 vjeç e cila u shoqërua në Stacion Policor ku edhe u intervistua, me urdhër të prokurorit të shtetit e njëjta është liruar në procedurë të rregullt.

“Policia në vazhdimësi do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim dhe do të zbatoj ligjin pa përjashtim”, thuhet në njoftim.