Homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në orën 13:00, ku përfaqësues të institucioneve, personalitete publike dhe qytetarë do të kenë mundësinë të nderojnë atë.

Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun në Kuvendin e Kosovës ka njoftuar se të gjitha përgatitjet janë bërë për zhvillimin e ceremonisë së homazheve në nder të tij.

Kurse Zyra e Kryeministrit ka zbardhur agjendën për ceremoninë Mortore të ish-kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi:

E enjte, 12 qershor 2025

09.00 – 09.30  Mbledhje Komemorative në Amfiteatri i ri të Bibliotekës Qendrore Universitare të Prishtinës

10:00 – 13:00 Homazhe në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës

13:30 Nisja nga Kuvendit të Republikës së Kosovës për në ceremoninë e varrimit

14:00 Ceremonia e varrimit në Kompleksin e Dëshmorëve në Velani.

Ndryshe, Qeveria në detyrë, dje, në një mbledhje elektronike ka themeluar Këshillin Organizativ për varrimin e ish-kryeministrit, Bujar Bukoshi, këshill i cili nën patronatin e Kryeministrit në detyrë merr përgjegjësinë që të organizojë ceremoninë mortore.