By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Vrasësi serial më i famshëm”, i të pastrehëve vdiq në Ukrainë
October 30, 2025
Një kompani në pronësi të një miku të Putinit do të blejë asetet e huaja të Lukoil
October 30, 2025
Medvedev e quajti ministrin belg budalla. Ministri u përgjigj me një këngë të Selena Gomez
October 30, 2025
Rusët sulmuan Ukrainën në mëngjes. Polakët ngrenë gatishmërinë për mbrojtje ajrore
October 30, 2025
Propozimi i qeverise per pagë minimale 500 euro, mbeshtetet nga sindikata por jo nga biznesi
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rasti Banjska, Peci: Shpërthimi më humbi balancin, sulmuesit ishin afër
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rasti Banjska, Peci: Shpërthimi më humbi balancin, sulmuesit ishin afër
Lajme

Rasti Banjska, Peci: Shpërthimi më humbi balancin, sulmuesit ishin afër

Kosova Times
Last updated: 2025/06/12 at 10:27 AM
Kosova Times Published June 12, 2025
Share
SHARE

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon seanca gjyqësore në rastin Bajuka. Sot në këtë gjykatë po dëgjohet dëshmia e zyrtarit policor Elez Pecit.

 

“E nderuara gjykatë, jam shumë shumë i lënduar shpirtërisht me humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Më 23 shtator plani operativ ka qenë 12 orësh për shkak të situatës. Si çdo herë rreshteri Afrim Bunjaku e ka bo orarin se kush ku punon. Si zakonisht kemi fillua me patrulla. Deri në orën 2 kemi qenë nëpër terren së bashku me Fahri Shalën. Diku rreth orës 2 jemi kthye në stacion. Nëpërmjet radiolidhjes është njoftua dhoma komanduese nga njësia NJNSH se në fshatin Banjskë mbi urë janë vendosur dy kamionë, u blloku rruga. Rreshteri i ndjere Afrim Bunjaku na ka ftua mua, Fahri Shalën dhe Sadat Dushin na ka dhënë detyrat dhe jemi pajisur. Unë kam qenë në automjet me rreshterin Afrim Bunjaku. Duke shkua në fshatin Joshevik komuna e Zvecanit, 1 km pa ju afru Banjskës, e kemi pa një automjet. E kemi ndalë automjetin, kemi kërkua dokumentacionin e tij, automjetin, në karrige të pasagjerit e kemi gjet një antenë e radiolidhjeve të Policisë, por pasi që personi nuk ishte i kërkuam, ia kemi marrë të dhënat dhe kemi vazhdua në drejtim të Banjskës”, ka thënë në dëshminë e tij Elez Peci, para trupit gjykues.

Tutje dëshmitari ka treguar në detaje për momentin e shpërthimit në hyrje të Banjskës që e la të vrarë rreshterin Bunjaku.

Ai tha se betonimi ishte aq i fortë sa ia ka humbur bilancin.

“E kam vërejtur se fshati shumë terr, ndërsa rruga që përshkonim ne shumë ndriqim i fortë. Kur jemi afru te kolegët tanë, unë kam dyshua dhe kam thënë koleg po shpërndahemi se mundet me qenë kurth. Prapa meje ka ardhë Sadati. Një kamion i gjelbër ka qenë buzë lumit Banjska. Në atë moment ka ndodhë një detonim shumë i fortë, aq i fortë sa ma ka humbur edhe bilancin. E kam marrë vetën por kanë pasuar te shtëna armësh, të kalibrave të ndryshëm. Kur e them këtë, unë e kam të kryer shërbimin ushtarak, i njoh kalibrat…Ka pasë shtëna armësh në formë të hënës nga shkolla në anë të majtë deri të hoteli tash ku është Posta e Kosovës. Ka pasë sulmues shumë afër 10-15 metra”, ka vazhduar dëshminë zyrtarit policor Elez Peci.

Të enjten ka përfunduar dëshminë e tij zyrtari policor, Mirsad Kryeziu. Rreshteri ka treguar momentin kur mori vesh se Afrim Bunjaku ndërroi jetë. Dëshmitari ka treguar se me shumë vështirësi ka arritur që ta fus në veturë rreshterin Bunjaku dhe janë nisur në drejtim të Mitrovicës.

Ndryshe Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, nga 45 të akuzuarit sa janë gjithsej për këtë sulm terrorist në krye me kriminelin Milan Radojiçiq, akuzohen për kryerje të veprave terroriste, sulm në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Përveç tre të akuzuarve që janë duke u gjykuar nga drejtësia kosovare, 42 të akuzuar, përfshirë edhe Milan Radojiçiqin, që e pranoi publikisht se udhëhoqi sulmin në Banjskë, janë në arrati.

Më 11 shtator të 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave në krye me kriminelin Milan Radoiiciq, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale.

Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar ekstradimin e përgjegjësit të grupit terrorist, Milan Radoiçiq dhe të akuzuarit tjerë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

 

You Might Also Like

Propozimi i qeverise per pagë minimale 500 euro, mbeshtetet nga sindikata por jo nga biznesi

Shpërndahet Abetarja Mbarëkombëtare në Ulqin e Tivar

Kurti: Finlanda, Belgjika dhe Franca ishin pranë Kosovës në shtetndërtim

Murati: Rritja e pagës minimale do të bazohet në dialog social

Shefi i EULEX-it viziton Inspektoratin Policor të Kosovës

Kosova Times June 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Sandulloviq: Në mesin e atyre që më rrahën ishin edhe Rakiq e Radojiçiq

Kosova Times Kosova Times February 20, 2024
Vdekja e tre të rinjve në Badoc, reagojnë liderët shtetërorë e politik
Tapshin tapshin tralala për liderët gjumë nuk ka!
Sveçla: Mosveprimi për sulmin ndaj autobusit kosovar në Serbi, ftesë për akte të tilla
Një burrë është mbështetësi më i madh i Kate Middleton, dhe nuk është Princi William: Detajet e takimit emocional dolën në sipërfaqe, Britania qan për princeshën e dashur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?