Zëdhënësi i aeroportit ndërkombëtar ‘Sardar Vallabhbhai Patel”, në Ahmedabad, ka konfirmuar se aeroporti aktualisht nuk është funksional. “Të gjitha operacionet e fluturimeve janë pezulluar deri në një njoftim të ri”, thuhet në deklaratë.

Si njofton BBC, bëhet fjalë për një avion Boeing 787-8 Dreamliner, i cili u ngrit nga aeroporti i Ahmedabad-it në orën 13:38 me orën lokale, me destinacion London Gatwick.