Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke theksuar rëndësinë e çdo përpjekjeje për zhbllokimin e situatës aktuale. Ai u shpreh se iniciativa e ndërmarrë duhet të vlerësohet, pavarësisht se, sipas tij, opozita nuk ka numrat e nevojshëm për të shtyrë përpara një zgjidhje.
“Iniciativa për zhbllokimin e situatës duhet të vlerësohet, dhe këtë e kanë thënë edhe liderët e dy partive më të mëdha opozitare. Por, nëse ata nuk i kanë numrat, nuk e di se cila do të jetë ajo zgjidhje,” tha Haradinaj.
Ai shtoi se partia në pushtet duhet të reflektojë dhe të japë drejtim sa më shpejt situatës politike në vend.
“Gjithmonë duhet të vlerësohet tendenca për të zhbllokuar situatën që kemi. Partia e parë duhet të reflektojë dhe t’i japë një drejtim sa më të shpejtë kësaj situate,” përfundoi Haradinaj.