Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni tha se ajo që u pa sot është vazhdim i skenarit që rezultatin e jep gjithmonë të njëjtë, ku sipas tij, rritet numri i seancave, ndërkohë bie numri i deputetëve.
“Sot me propozimin e LVV kishim 47 deputetë “për”, numri më i vogël ndonjëherë, prandaj kemi një kuvend jo funksional një qeveri pa legjitimitet, ndërkohë nuk ka as edhe një lëvizje që të dilet nga kjo krizë e bllokadë institucionale. Si LDK e shohim me shqetësim situatën politike në të cilin jemi, prandaj kemi dalë me propozimin tonë që është prezantuar nga kryetari që mendojmë që është një alternativë për dalje nga kjo krizë”, th ai.