By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konsullata në Dusseldorf shënon Ditën e Çlirimit me ceremoni solemne
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konsullata në Dusseldorf shënon Ditën e Çlirimit me ceremoni solemne
Lajme

Konsullata në Dusseldorf shënon Ditën e Çlirimit me ceremoni solemne

Kosova Times
Last updated: 2025/06/13 at 4:09 PM
Kosova Times Published June 13, 2025
Share
SHARE

Konsullata e Republikës së Kosovës në Dusseldorf të Gjermanisë ka organizuar ngjarje solemne me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës.

 

Konsulli i Përgjithshëm në detyrë në Dusselrdof, Behar Isma tha se Kosova është shndërruar në një shembull frymëzues në rajon e vend që ndërton të ardhmen mbi themele të demokracisë dhe sundimit të ligjit.

“Më 12 qershor 1999, u mbyll një kapitull i dhimbshëm dhe i errët i historisë sonë dhe nisi një epokë e re – ajo e lirisë, shpresës dhe rindërtimit. Sot, Kosova është një shtet i lirë, sovran dhe demokratik – një vend që synon integrimin e plotë në strukturat euroatlantike dhe që është thellësisht i përkushtuar në forcimin e shtetit të së drejtës, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët dhe me gjithë botën demokratike. Republika e Kosovës është shndërruar në një shembull frymëzues në rajon – një vend që ndërton të ardhmen mbi themelet e demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektit për të drejtat e njeriut”, theksoi ai.

Tutje Isma shtoi se ne këtë rrugëtim, mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë ka qenë vendimtare dhe e pazëvendësueshme.

“Republika Federale e Gjermanisë, vendi mik që na pret sot dhe që ka qenë ndër mbështetësit më të mëdhenj në periudhat më të vështira dhe më vendimtare për Kosovën, ka luajtur një rol kyç në përkrahje të të drejtave tona, të zhvillimit institucional dhe të integrimit ndërkombëtar. Aleatët tanë tjerë ndërkombëtarë që kanë qëndruar pranë Kosovës, që nga koha e ndërhyrjes ushtarake deri në proceset e ndërtimit të paqes, demokratizimit dhe zhvillimit ekonomik”, shtoi Isma.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Josef Neumann, përfaqësues i parlamentit të NRW.

“Ne kujtojmë numrin e madh të viktimave të luftës, familjarët e tyre dhe pasardhësit e tyre. Kjo ditë na kujton edhe numrin e madh të të dëbuarve nga Kosova që kanë gjetur strehim këtu tek ne. Gjatë kohës sa kam qenë në lëvizje unë kam takuar shumë shqiptarë të Kosovës të cilët janë të angazhuar në mënyrë të ndershme në punët e tyre, dhe mund të them që ata e japin një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin tonë”, shtoi ai.

Drejtori i Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi teksa foli për punën e institutit që ai udhëheq, shtoi se e vërteta duhet të jetë themeli mbi të cilin ndërtohet drejtësia.

“Ekspozita dhe tubimi në të cilin jemi pjesë sot mbartin një rëndësi të madhe simbolike dhe qytetare. Ato jo vetëm që evokojnë kujtesën, por edhe thërrasin për reflektim, rrëfim të së vërtetës dhe përgjegjësi. Materialet që po paraqesim, dokumentet origjinale, dëshmitë e të mbijetuarve dhe pamjet arkivore nuk janë thjesht të dhëna historike. Ato janë kujtesë e gjallë. Ato flasin për dhimbjen e përjetuar, dinjitetin e ruajtur dhe qëndrueshmërinë e një shoqërie që refuzoi të dorëzohej edhe përballë krimeve më të rënda”, deklaroi Hetemi.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe familjarë të dëshmorëve të kombit, e po ashtu edhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci.

You Might Also Like

Rama: Të rinjtë tanë që na bëjnë krenarë në Lojërat Olimpike të Robotikës

Begaj në Kajro: Vlerësim për miqësinë shqiptaro-egjiptiane

SPERTK paralajmëron protestë

Gjendet pa shenja jete një 76-vjeçar në Prishtinë

Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm urologun Lutfi Dervishi Edina Avdiu /RTK

Kosova Times June 13, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haxhiu: Sanduloviqi rrihet vetëm pse e pranon të vërtetën e Kosovës

Kosova Times Kosova Times January 5, 2024
Si votuan serbët e Kosovës?
Kosova ne vendin e 80 ne renditjen e shtetit ligjor
Sistemi amerikan i mbrojtjes raketore u vendos mbi Varshavë pas kërcënimeve të Lukashenkos
Ushtria lakuriqe. Rajonet e Rusisë jugore paguajnë për luftën kundër Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?