Kryeministri Kurti i njoftoi familjarët për përpjekjet e vazhdueshme dhe veprimet e deritanishme të institucioneve të Republikës së Kosovës, që Arbnor Spahiu të lirohet sa më parë. Ai i siguroi që angazhimi është maksimal dhe do të jetë i tillë deri në lirimin e tij, bëhet e ditur në njoftimin e Kryeministrisë.

Sipas njoftimit, familjarët u shprehën mirënjohës për vizitën dhe kujdesin.