Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar përmes platformës elektronike të KQZ-së, ose përmes postës.

Periudha e votimit përmes postës do të fillojë më 17 shtator dhe do të përfundojë më 11 tetor.

Për dallim nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet lokale votimi jashtë vendit realizohet vetëm përmes postës, pasi në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme përcaktohet se votimi në përfaqësi diplomatike nuk aplikohet në këto lloj zgjedhjesh.