Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një mesazh urimi me rastin e 250- vjetorit të krijimit të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin më të thellë për popullin amerikan dhe pjesëtarët e forcave të armatosura të ShBA-së.
“Në këtë ditë historike, shpreh urimet më të përzemërta për popullin amerikan dhe pjesëtarët e institucioneve mbrojtëse të ShBA-së, për 251-vjetorin e krijimit të Ushtrisë Amerikane,” ka deklaruar Haradinaj.
Haradinaj theksoi se sakrifica, trimëria dhe përkushtimi i ushtrisë amerikane janë dhe mbeten frymëzim i vazhdueshëm për Kosovën dhe Ushtrinë e saj.