By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qig kofte – një delikatesë turke rruge që po pushton botën
January 31, 2026
Cyrihu shpallet qyteti më i mirë për të jetuar në vitin 2026
January 31, 2026
Receta për koktejin e njohur “Rusi i bardhe” , si një ëmbëlsirë me shije tiramisuje, kombinimi është fantastik
January 31, 2026
Mbahet për herë të parë, konferenca ekonomike shqiptare në Stamboll
January 31, 2026
“Dhuro gjak, shpëto jetë” – Aktivitet humanitar në Kullën e Zahir Pajazitit në Orllan
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktakuzë ndaj pesë zyrtarëve të ndërmarrjes publike `Ambienti` në Pejë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aktakuzë ndaj pesë zyrtarëve të ndërmarrjes publike `Ambienti` në Pejë
Lajme

Aktakuzë ndaj pesë zyrtarëve të ndërmarrjes publike `Ambienti` në Pejë

Kosova Times
Last updated: 2025/06/16 at 12:24 PM
Kosova Times Published June 16, 2025
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Pejë, përmes departamentit për krime të rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj pesë zyrtarëve të ndërmarrjes publike “Ambienti” në Pejë, për një sërë veprash penale që lidhen me keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe korrupsion.

 

Prokuroria thekson se të akuzuarit A.M, I.B, F.A, Sh.G dhe N.A, të cilët nga viti 2020 deri në fund të vitit 2022 kanë mbajtur pozita zyrtare në bordin dhe menaxhmentin e kësaj ndërmarrjeje, dyshohen se kanë tejkaluar kompetencat e tyre për të përfituar dobi pasurore për vete dhe persona të tjerë.

Sipas aktakuzës prej 79 faqesh, të pandehurit, duke vepruar si bashkëkryerës, kanë ndarë bonuse për vete pa vendim të aksionarit dhe në mungesë të bazës ligjore. Aktakuza ngarkon A.M, në cilësinë e Kryesuesit të Bordit të Drejtorëve, dhe anëtarët tjerë të bordit – I.B, F.A, Sh.G – si dhe N.A, në cilësinë e Kryeshefit Ekzekutiv, për veprat penale:

“Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”

“Konflikti i interesit”

“Legalizimi i përmbajtjes së rreme”

“Deklarimi i rremë nën betim”

“Përveç kësaj, N.A, në cilësinë e Kryeshefit Ekzekutiv, akuzohet edhe për punësime të kundërligjshme të më shumë se tetë personave, për të cilat ngarkohet me të njëjtat vepra penale të lartpërmendura”, thekson prokuroria.

Prokurori i çështjes ka propozuar që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Po ashtu, është kërkuar kompensimi i dëmit të shkaktuar ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës dhe ndalimi i tyre nga ushtrimi i funksioneve në administratë publike ose në shërbim publik.

Prokuroria Themelore në Pejë thekson përkushtimin për ndjekjen penale të veprave nga kapitulli i korrupsionit dhe mbrojtjen e interesit publik.

You Might Also Like

“Dhuro gjak, shpëto jetë” – Aktivitet humanitar në Kullën e Zahir Pajazitit në Orllan

Abdixhiku: I gatshëm të flas me të gjithë spektrin politik për presidentin

Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së

Rinia Demokratike proteston para Qeverisë për krizën energjetike

Haradinaj: Lavdia e dëshmorëve të UÇK-së do të jetojë përjetë

Kosova Times June 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Gjeopolitikë

“Idetë sovjetike”. Politika e re e jashtme e Rusisë duket e vjetër

Kosova Times Kosova Times April 17, 2023
Stefanoviq: “Përderisa Vuçiq të jetë në pushtet, Serbia nuk do të hyjë në BE”
Horoskopi ditor për 28 maj
Tahiri: Skandalet e Qeverisë ndalen vetëm me shkarkimin e saj
Kurti flet me emisarin gjerman: Ne vazhdojmë të jemi konstruktiv
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?