Kryetari Përparim Rama në Facebook ka shkruar se ‘Kryeqyteti, edhe këtë vit, me krenari e përkrah Festivalin e Këngës, të organizuar nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK) – një ngjarje me vlera të spikatura artistike e kulturore, që krijon hapësirë për shprehjen autentike të krijimtarisë vendore dhe fuqizon identitetin tonë kulturor”.

“Me kënaqësi e prita drejtorin e RTK-TV, z. Rilind Gërvalla, me të cilin nënshkruam marrëveshjen për mbështetjen e këtij festivali. Ky akt simbolizon përkushtimin tonë ndaj një vizioni të qartë: një kryeqytet që e nxit dialogun artistik dhe e sheh artin si shtyllë thelbësore të zhvillimit shoqëror. Besojmë në një kryeqytet që frymon me art, ku kultura nuk është në margjinë, por në qendër”, ka shkruar Rama.