“Sot mirëpritëm flakën e Eurovisionit 2025 në Prishtinë ‘Shkodrën Elektronike’, Shkodrën tonë muzikore të suksesshme, që ka ndriçuar me stilin e saj elektro-pop skenat e mëdha të Evropës”, tha ai.

Dyshja karizmatike e grupit, Beatriçe dhe Kola, performuan në natën e parë të Festivalit FemArt13 “Çliroje mendjen” (16-21.06.2025), në skenën e AMC Hall.
“Ashtu siç janë plot me dashuri për vendin, edhe sonte janë të ndezur dhe të gatshëm për të përflakur skenën me performancën e tyre të guximshme dhe moderne,” shtoi Kurti.

Ai kujtoi edhe suksesin e tyre në Eurovision, ku me këngën “Zjerm” arritën të kualifikohen në finalen e madhe, duke e renditur Shqipërinë mes 10 këngëve më të votuara të natës.
“Mediat prestigjioze si The Guardian e shumë të tjera e përmendën Shkodrën Elektronike si një nga performancat më unike të këtij edicioni,” theksoi kryeministri në detyrë.

Kurti njoftoi gjithashtu se ka biseduar me artistët për këngën e tyre më të re “Shndrit!”, që po pritet ngrohtësisht nga publiku dhe kritikët, si dhe për planet e tyre të ardhshme, që përfshijnë turne ndërkombëtare dhe bashkëpunime të reja artistike.

“‘Siouxsie and the Banshees’ dhe ‘Sister of Mercy’ në Britani, kurse te ne tashmë është bindshëm ‘Shkodra Elektronike’, emër që nuk ndalet, as në studio, as në skenë,” përfundoi Kurti.