Në kategorinë deri 63 kilogramë, Laura Fazliu e mposhti italianen Carlotta Avanzato.

Lufta ishte e fortë, por ajo e kishte iniciativën. Në minutën e fundit realizoi hedhje të bukur për fitore me Ippon.

Laura është prej favoriteve dhe me secilën luftë që e zhvillon po e gjen ritmin më shumë.