Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka parashikuar për sot mot me diell dhe vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.

Sipas IHMK-së, indeksi UV mbetet i lartë pothuaj gjatë gjithë javës, prandaj kërkon të respektohen këshillat e IKSHP.