Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se sot janë realizuar inspektime dhe janë shkyçur konsumatorë të kategorisë së bizneseve dhe amvisërisë.
Në një postim në “Facebook” KRU Prishtina bën me dije se target ishin rrugët: “Enver Maloku”, “Muharrem Fejza” , “Rruga B” e më gjerë.
“Biznes apo shtëpi, nëse ke borxh, shkyçesh! Bëj pagesë ose marrëveshje për riprogramim të borxhit. Inspektimet dhe shkyçjet vazhdojnë edhe diteve ne vijim në adresa të ndryshme”, thuhet në njoftim.
Tutje, Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” thekson se pagesa e faturës së ujit është obligim ligjor.