Në qendër të bisedës ishte potenciali i madh për rritjen e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, ndërsa Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës për të hapur kapituj të rinj në marrëdhëniet me Hungarinë.

Gjatë takimit, Osmani shprehu mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për rolin e Hungarisë brenda misionit të KFOR-it, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj studentëve kosovarë ndër vite, si dhe për iniciativat që kanë forcuar lidhjet mes dy vendeve.